Aksion policor në Tetovë, kapen 29 shtetas shqiptar

Në një aksion policor në dy lokacione në Tetovë dhe në fshatin Xhepçisht herët në mëngjes janë zbuluar dhe arrestuar gjithsej 29 shtetas shqiptarë të cilët kanë punuar si punonjës ndërtimtarie dhe bujqësorë.

Marketing

Siç informoi MPB, sot në periudhën prej orës 5:00 deri në orën 6:00 nga nëpunësit policorë nga SPB-Tetovë është zbatuar një kontroll për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të shtetasve të huaj të cilët në mënyrë ilegale qëndrojnë dhe punojnë në rajonin e Tetovës. Më pas në dy lokacione në Tetovë dhe në fshatin Xhepçisht janë zbuluar dhe arrestuar gjithsej 29 shtetas shqiptarë të cilët kanë punuar si punonjës ndërtimtarie dhe bujqësorë.

Personat janë shoqëruar në stacionin e policisë me ç’rast i janë dorëzuar Sektorit për krim ndërkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtejme.

Marketing