Karakter i larmishëm dhe gjithëpërfshirës kulturor dhe artistik i manifestimit “Tetova Feston Nëntorin 2014” u reflektua në ekpozitën me fotografi të organizuar nga Ambasada Austriake në vend, me emrin “Takime ndërkulturore”, ekspozitë kjo që u mbajt n Galerinë e Arteve Pamore, ku ishin present Ambasadori Austriak Michael Baier dhe Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
Rafiz Fera (Maqedoni), “Vrima në mur të qytetit” , zgjedhur në mesin e 5 fotografive më të mira, përshkruan Shkupin si një vend që bashkon kultura dhe fe të ndryshme, nga e kaluara dhe në të tashmen, e cila kombinon të komunikojnë me kohë dhe hapësirë të ndryshme. Kjo është një fotografi që tregon një pejsazh të qytetit nepër mjet vrimës të qytetit mesjetar bizantin.
Ajo tregon një kullë të shekullit 16, ora e së cilës është prodhuar në Hungari dhe një xhami nga periudha e Perandorisë Osmane që gërshetoj me arkitekturën bashkëkohore. Kjo është një copë toke e vogël të pejsazhit të qytetit që tregon historinë e takimit kulturor në qytetin tim sot, të transmetuar me anë të simboleve nga e kaluara.
I riu shihet duke marrë kokainë mbi varrin e Pablo Escobar
Fëmija i buzëqeshur në aroplan i argëton të gjithë pasagjerët
Kina me semaforë interesant (Video)
Çfarë e zgjat më shumë jetën, paraja apo studimi?
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. ©2014 AKTUALE.MK