Kryetari i Komunës Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq është zgjedhur kryetar i Listës Serbe. Në mbledhjen e mbajtur, Lista Serbe ndryshoi edhe disa amendamente të statutit si dhe caktoi kryesinë prej 9 anëtarëve.
Kryetari i zgjedhur, Rakiq tha se në fazën e ardhshme të zhvillimeve do të angazhohet që Lista Serbe të angazhohet edhe më shumë për të drejtat e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.
Po ashtu, është marrë vendim që Lista Serbe tash e tutje, të gjitha vendimet t’i marrë me konsensus në kryesinë e partisë dhe në konsultime me Beogradin zyrtar. Qëllimi politik i Listës Serbe u tha se është që të ruhen interesat serbe në Kosovë.
Para Rakiqit, Listën Serbe e ka drejtuar Sllavko Simiq./REL/
Artisti që fotografon piano të braktisura (Foto)
Familja e madhe vetëm me djem
500 dollarë gjobë, për një gjysmë molle
Kosovari Arbër Kikaj berber i famshëm në Zelandën e Re
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. ©2014 AKTUALE.MK