Ja sa është rroga mesatare në Maqedoni

Rroga mesatare mujore neto për të punësuar, në janar të vitit 2019 është 24.527 denarë apo rreth 400 euro. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rroga mesatare mujore neto për të punësuar, në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit 2018, shënoi rritje për dy për qind.

Marketing

Rritja bëhet kryesisht para se gjithash, me rritjen e pagës neto mesatare mujore për të punësuar në sektorët e veprimtarisë shëndetësore dhe mbrojtjes sociale 9,6 për qind, në minierë dhe gurore 8,3 për qind dhe në arsim 5,3 për qind.

Zvogëlimi i rrogës mesatare mujore neto në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit për 21,4 për qind, informatave dhe komunikacioneve për 19,8 për qind dhe tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 14,3 për qind.

Rroga mesatare mujore bruto për të punësuar në janar të vitit 2019 është 36.386 denarë dhe shënon rritje prej 3,3 për qind.