Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka publikuar çmimet e karburantëve për këtë javë. Nafta do të lirohet për 2,5 denarë për litër, ndërsa benzina do të lirohet për 3 denarë.

Marketing

Një litër benzinë Ultra 95 Economy nga 69,5 që shitet sot, nga mesnata do të shitet me 66,5 denarë për litër; Ultra 100 nga 72 do të shitet me 69 denarë për litër; Ultra Dizel Green Power nga 62,5 që është aktualisht do të shitet me 60 denarë për litër; Ultra Dizel Bio Power nga 63,5 do të shitet me 61 denarë për litër.

Marketing