Nesër pa rrymë disa komuna të Shkupit

Për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës, pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Saraj, Studeniçan, Kisella Vodë, Ilinden, Karposh, Aerodrom, Ilinden dhe Qendër.

Marketing

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e uikend shtëpizave në fshatrat Matka e Poshtme në Komunën e Sarajit, në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 16:00 shfrytëzuesit e fshatrave Draçevicë, Cvetovë, Malla Rekë, Cërvena Vodë, Paligrad, Aldincë, Vërtekicë, Pagarushë, Koliçani i Poshtëm dhe i Epërm, firma Princes në Malla Rekë dhe transmetuesit i T-Mobile në fshatin Cvetovë në komunën e Studeniçanit, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e rrugës “Sasa” nr.18 në Komunën Kisella Vodë.

Ndërprerje në energjinë elektrike në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00 do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve „1„, „2“, „3“, „4,“ „5“, „6“ dhe „7“ në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, në periudhën prej orës 08:05 deri në orën 10:35 shfrytëzuesit e firmave Kolid, Aneta, Elektrovodomont, Daniel Ruhti, IGM Cigllana, TIPO, Evropa 92, Momin Potok, Asteks, Grafika, Eurotehnika, MAKkab, IGM Vratnicë, ALMA M, Medika, UNI Kompani, trafostacionet e postës ushtarake Mall Llogor, VP 2 dhe VP 3, Eurobulls, Sllobodanka, Musli Kompani, BLIF, Hisar dhe Gipsar në Komunën Karposh, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e rrugës “Pandil Shishkov” nr.3 të Komunës së Aerodromit.

Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Ajvatovci, Bunarxhik, Grushinë, Buçinc, Mërshevci dhe Bujkovci nga Komuna e Ilindenit, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e numrave “35” dhe “4” në rr. “Vasill Gjorçov” në Komunën e Qendrës.

Marketing