Lëvizni nëpër trotuare gjithmonë kur është e mundur, nëse nuk është, shfrytëzojeni skajin e fundit të majtë të rrugës dhe ndiqni automjetet të cilat u vijnë nga ana e kundërt.
Mos e vraponi pas dritës së gjelbërt për këmbësorë ose autobusit, shmangni bartjen e çantave dhe sendeve tjera të cilat e prishin baraspeshën tuaj, asnjëherë mos lëvizini me duar në xhepa, gjithmonë kalojeni rrugën në vendkalimin për këmbësor. Kalimi jashtë vendkalimit për këmbësorë është tejet i rrezikshëm, posaçërisht në kushte të dukshmërisë së zvogëluar dhe kjo seriozisht mund të ndikojë në sigurinë tuaj në komunikacion.
Këto janë vetëm një pjesë nga këshillat për këmbësorë që i përpiloi Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR) me qëllim të lëvizjes së sigurt të tyre në kushte të dimrit, borë, akull dhe temperatura minus.
“Insistoni që çdo lëvizje t’u planifikohet me kujdes dhe mos e rrezikoni me zgjedhjen e ‘rrugës së shkurtër’. Para se të vendosni të dilni në rrugë, keni parasysh se automjeteve u nevojitet më shumë kohë të frenojnë dhe koha e frenimit është më e gjatë se e zakonshmja. Mos e kaloni rrugën derisa nuk jeni të sigurtë se automjetet të cilat lëvizin nëpër rrugë u kanë vërejtur dhe janë në gjendje ta ndalojnë automjetin e tyre” rekomandojnë nga KRSKRR.
Këmbësorët, thekson KRSKRR, duhet të mbajnë edhe mbathje adekuate, të ecin më ngadalë dhe sigurt me tërë këmbën.
Artisti që fotografon piano të braktisura (Foto)
Familja e madhe vetëm me djem
500 dollarë gjobë, për një gjysmë molle
Kosovari Arbër Kikaj berber i famshëm në Zelandën e Re
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. ©2014 AKTUALE.MK