15:47 | 23 Prill 2021

“Galaktikët” dëshirojnë ta shesin mbrojtësin francez.

Gjiganti i La Ligas Real Madridi dëshiron që ta shesë Raphael Varanen vetëm për të arkëtuar para për transferimet e radhës, raporton “AS”.

Reali është pranë transferimit të David Alabas këtë verë, ku po ashtu është në bisedime me mbrojtësin veteran Sergio Ramos që të pranoj një zbritje prej 10% në pagë, dhe të nënshkruajë një kontratë të re, përcjell KosovaPress.

Aventura e Varanes tek Real Madridi si duket është drejt fundit, ku edhe vetë mbrojtësi francez ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi madrilen.

Interesim serioz për të ka shprehur gjiganti anglez Manchester United, të cilët dëshirojnë me çdo kusht ta transferojnë mbrojtësin francez, që të formojnë një partneritet në mbrojtje me tandemin Varane-Maguire.