Pas gati katër ndeshjeve pritje, Cristiano Ronaldo më në fund e ka thyer akullin duke e shënuar golin e parë dhe të dytin në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sassuolos të dielën pasdite në Torino.

Superylli portugez e shënoi golin e tij debutues për Juventusin në minutën e 50-të, pasi kishte dështuar ta bëj një gjë tillë pas tri ndeshjeve të para. Ai shënoi në portën bosh, pas një topit të kthyer nga shtylla pas goditjes së njërit prej mbrojtësve të Sassuolos.

Në fakt ishte skuadra e Sassuolo ajo që kaloi fillimisht në epërsi, pas golit të shënuar nga Alfred Duncan. Mirëpo, goli u anulua pasi që lojtarët e Sassuolos e kishin fituar topin duke bërë ndërhyrje të palejueshme.

Ndërsa, Ronaldos iu nevojiten vetëm 15 minuta pas golit të parë, që të shënonte edhe golin e dytë. Në minutën e 65-të, ai arriti ta mposhtë portierin Andrea Sonsigli, duke e goditur topin fuqishëm.

Në minutën e 91-të Khouma Babacar arriti ta ngushtojë rezultatin për skuadrën e tij në 2-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshmë për të marrë pikë nga kjo ndeshje.

Kjo është fitorja e katër radhazi për Juventusit, të cilët janë klubi i vetëm në Serie A që ende nuk e kanë humbur asnjë pikë në sezonin e ri të Serie A-së. Ata vazhdojnë të jenë në krye të tabelës, me 3 pikë më shumë se Napoli në vend të dytë.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Douglas Costa e goditi kundërshtarin me bërryl dhe kokë, dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari.

Kjo është humbja e parë për Sassuolon në këtë stinor. Ata deri më tani kishin arritur t’i fitonin dy ndeshje, si dhe kishin barazuar kundër Cagliarit. Tani, janë në pozitën e tretë, mirëpo kjo gjë mund të ndryshojë pasi që skuadrat e tjera pas tyre në tabelë ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.

Ndeshjen e ardhshme të Serie A-së, Juventusi do të përballet me klubin e ri në ligën italiane, Frosinone.