​FASK me njoftim zyrtar për mos mbajtjen e garës në Ferizaj

Të dielën në Ferizaj është dashur të mbahet gara në disiplinën e auto sllallomit, e para për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Megjithatë, diçka e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës ka bërë të ditur arsyen e mos mbajtjes së garës.

“Sipas kalendarit të miratuar të garave për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm për vitin 2021, të dielën, në Ferizaj, është dashur të mbahet gara në disiplinën e auto sllallomit. Megjithatë, diçka e tillë nuk ka ndodhur, për shkak se zyrtarët kompetentë për organizimin e garave të FASK-ut, përfshirë Drejtorin e Garës dhe Komisionin Sportiv kanë vlerësuar se nga klubi organizator (AK Ferizaj) kriteri i sigurisë nuk është në nivelin e duhur.

Marketing

Përkundër përpjekjeve dhe angazhimit të klubit organizator, nuk është arritur të sigurohen rrethojat e metalit për gjatë shtegut, pa të cilat siguria nuk ishte në nivelin e duhur”, thuhet në njoftimin e FASK-ut, në të cilin më pas është shtuar: “Gjatë javës, do të mbajmë një takim urgjent me përfaqësues të klubeve dhe zyrtarë të Federatës, në mënyrë që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”.

Marketing