​Irani ekzekuton me varje kampionin në mundje

Irani ka ekzekutuar një mundës të akuzuar për vrasje, raportojnë mediat shtetërore, duke sfiduar thirrjet ndërkombëtare që ai të kursehet nga këto dënime.

Navid Afkari, 27 vjeç, u dënua me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë një vale protestash anti-qeveritare në vitin 2018.

Marketing

Ai tha se ishte torturuar për të bërë një rrëfim. Afkari u ekzekutua me varje në qytetin jugor të Shiraz.

Vëllezërit e tij Vahid dhe Habib u dënuan me 54 dhe 27 vjet burg për të njëjtën çështje.

Marketing