​Koronavirusi, Pekini urdhëron karantinë 14-ditore për të kthyerit në qytet

Autoritetet e Pekinit kanë urdhëruar të gjithë qytetarët që kthehen në qytet, të hyjnë në karantinë për 14 ditë.

Marketing

Banorët janë paralajmëruar që “të bëjnë vetë karantinë ose të shkojnë në vendet e caktuara për karantinë”, pasi u kthyen në kryeqytetin kinez nga pushimet, raporton BBC.

Ky njoftim erdhi sot nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin, pasi banorët u kthyen nga festimi i Vitit të Ri, të cilët kishin shkuar në pjesët tjera të Kinës.

Kjo masë është ndërmarr për të ulur rrezikun e përhapjes së më tejme të koronavirusit vdekjeprurës. Deri më tani mbi 1300 njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili e ka origjinën në qytetin kinës Wuhan

Marketing