​NATO i bën thirrje Turqisë të qetësojë tensionet në Karabak

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot Turqisë, aleatit kryesor të Azerbajxhanit, të “përdorë ndikimin për të qetësuar tensionet” në Nagorno-Karabak, ku po zhvillohet një konflikt i ashpër që përfshin ushtrinë azerbajxhanase dhe separatistët armenë.

Marketing

“Unë pres që Turqia të përdorë ndikimin e saj për të zbutur tensionet,” tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Ankara me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

“Të gjitha palët duhet të ndalojnë luftimet menjëherë dhe t’i drejtohen një zgjidhje paqësore,” shtoi ai.

Cavusoglu, vendi i të cilit po bën presion që separatistët e mbështetur nga Armenët t’i japin fund okupimit të Nagorno-Karabakut, tha që NATO duhet “t’i bëjë thirrje Armenisë që të tërhiqet” nga enklava dhe të respektojë “integritetin territorial të Azerbajxhanit”. Ai gjithashtu akuzoi Armeninë për “krime lufte” të kryera në sulme ndaj zonave civile.

Marketing