​Numër rekord të huajsh në Gjermani

Një numër rekord të huajsh po jetojnë në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).

Marketing

Sipas një raporti në revistën e lajmeve “Der Spiegel”, në regjistrin qendror të të huajve në fund të shtatorit u paraqitën detajet e 11,1 milionë personave.

Në fund të vitit 1990 kishte 5,3 milionë të huaj të cilët jetonin në Gjermani, ndërsa në fund të vitit 2008 kjo shifër arriti në 6,7 milionë.

Në fund të vitit 2018 në Gjermani u regjistruan 10,9 milionë të huaj, 43,9% e të cilëve ishin nga vende të tjeraa të BE-së dhe 13,5% ishin me nënshtetësi turke.