​Pas 18 majit, Shqipëria paralajmëron hapjen e korridoreve tokësore e ajrore

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se pas datës 18 maj do të hap trafikut ajror dhe atij tokësor.

Marketing

Por, sipas tij, kjo do të jetë sfidë për rregullat e vendosura për karantinë nga përhapja e pandemisë së COVID-19.

Rama ka theksuar se të gjitha lehtësimet e masave do të vazhdojnë të konsultohen me Komitetin Teknik të Ekspertëve, raporton ATSH.

“Deri në datën 18 maj janë ato që janë, pastaj do të vijë procesi i hapjes edhe i flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri dhe toka. Aty është një tjetër sfidë që të respektohen rregullat e vetëkarantinimit në shtëpi për të gjithë ata që do të hyjnë në territorin e vendit”, tha Rama.

Ai shtoi se, “janë shumë qytetarë që kanë mbetur jashtë për një periudhë të gjatë tashmë. Ne kemi bërë çmos me korridorin e krijuar, por ai është korridor humanitar, nuk është liri komerciale fluturimi si zakonisht”.

Rama kërkoi po ashtu që Ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibilizuese për qytetarët në kushtet e hapjes, ku të përsërisim lutjen dhe thirrjen për kujdes dhe respektim të masave

Marketing