​Që kur është larguar Ronaldo, Messi nuk ka shënuar në El Clasico

Lionel Messi nuk ka shënuar gol e madje as nuk ka dhënë ndonjë asist në një ndeshje në El Clasico që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin në vitin 2018.

Ylli argjentinas shënoi 26 gola dhe dha 14 asistime në 45 ndeshje kundër Real Madridit por nuk ka arritur të kontribuojë në golat e Barcelonës kundër “Merengues” në tre vitet e fundit.

Mallkimi vazhdoi mbrëmë kur Barcelona humbi 2-1 përballë skuadrës së Zinedine Zidane.

Marketing

Messi tani është pa gol ose asist në pesë ndeshjet e fundit kundër Real Madridit. Ai humbi klasiken e parë të epokës post-Cristiano Ronaldo në 2018, për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi portugez shënoi 20 gola në 34 ndeshje kundër Barcelonës, por hera e parë dhe e vetmja herë që gjeti rrjetën kundër “katalanasve” në Ligën e Kampionëve ishte dhjetori i kaluar kur ai shënoi një gol në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj “Blaugranëve” në fazën e grupeve.

Cristiano Ronaldo do të shohë kontratën e tij me Juventusin duke skaduar në qershor 2022, por ka raporte se ai mund të bashkohet me PSG-në ose të kthehet në Real Madrid në fund të sezonit.

Messi gjithashtu është lidhur me një largim nga Barcelona pasi marrëveshja e tij me gjigandët e La Ligas skadon në verën e këtij viti.