​Shkencëtarët italianë: COVID-19 pëson mutacione të ngadalshme – vaksina do të jetë efektive për një kohë të gjatë

Aktualisht nuk ka asnjë ilaç specifik që mund të kurojë koronavirusin, por studiuesit në Itali pretendojnë se COVID-19 është një sëmundje që pëson mutacion të ngadalshëm, gjë e cila mund të konkludohet nga materiali i tij gjenetik.

Marketing

Ky konstatim sugjeron që pasi të gjendet ilaçi, mund të jetë i dobishëm për një periudhë të gjatë.

Studimi, i cili përfshinte dy ekipe të pavarura nga Italia, krahasoi virusin në fillim të epidemisë me ato më të fundit.

“Ne mund të presim dhjetëra mutacione të reja pas kaq shumë cikleve infektive te pacientët, por të dhënat tona tregojnë se ky virus ka një ARN shumë të qëndrueshme, me vetëm pesë variacione të reja. Një virus me një gjenom të qëndrueshëm është një lajm i mirë për zhvillimin e vaksinave pasi sugjeron që efikasiteti i vaksinës do të jetë i përhershëm”, tha Stefano Menco, shef i Departamentit të Virologjisë në Spitalin Universitar Ankona.

Maria Rozaria Kapobjanki nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive “Lazaro Spalancani” tha se kjo ishte shumë e rëndësishme për komunitetin shkencor në luftën kundër koronavirusit, por gjithashtu theksoi se nevojiten më shumë hulumtime.

“Gjenomet virale janë dinamike dhe nevojiten analiza të mëtejshme të këtyre të dhënave paraprake për të përcaktuar rëndësinë biologjike të variacioneve të gjeneve dhe për të hetuar rrugën evolucionare të koronavirusit”, tha Kapobjanki,

Marketing