​Veseli porosi pushtetit: Nuk jemi armiq, të fokusohemi në betejën nacionale

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas takimit të thirrur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pushteti më tepër e ka në fokus betejën politikë dhe të mund opozitën sesa Kosova të dalë mirë.

Marketing

Veseli tha se duhet të krijohet një unitet, duke shtuar se me pushtetin nuk janë armiq, por kërkoi nga secili institucion të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Ajo çka kemi parë dhe sot, pushteti më tepër e ka ne fokus betejën politike me na mund neve sesa me dal mirë Kosova. Duhet konsensus bashkëpunim dhe klimë. Kushtetuta është shumë e qartë mbi përfaqësimin e Kosovës. Qeveria e presidenti, edhe kuvendi, i kanë përgjegjësitë e ndara dhe duhet të marrin përgjegjësitë. Mesazh për pushtetin: nuk jemi armiq, është mirë me u fokusua në betejën nacionale qe Kosova me dal mirë, me i forcua raportet me BE dhe me i forcua edhe më shumë me Amerikën”, tha ai.

Marketing