​Vidal: Faleminderit, Barcelonë!

Arturo Vidal ka lëshuar një mesazh lamtumirës drejtuar Barcelonës pasi u largua për t’iu bashkuar Interit.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në rrjetin Instagram, Vidal ka thënë se ka kaluar dy vjet të mrekullueshëm në “Camp Nou” me kampionët e mëdhenj.

“Sot dua t’iu them faleminderit të gjithëve te Barcelona, sepse atje kam jetuar dy vjet të mrekullueshëm. Po largohem me krenarinë që kam veshur fanellën e saj dhe kam luajtur me lojtarë dhe njerëz fantastikë.”

“Dua të falënderoj familjen time, ekipin, trajnerët, menaxherët, mjekët dhe tifozët që ishin të mrekullueshëm dhe më kanë mbështetur gjithmonë. Sot po e filloj një aventurë të re në jetën time, por ju do të mbeteni gjithmonë në zemrën time. Shihemi, së shpejti. Forca, Barcelona!”, ka shkruar Vidal.