1 Nëntori – Dita e shenjtorëve, Xhaferri uron qytetarët katolik

Të nderuar qytetarë, krishterë me konfesion katolik,
Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sinqerisht t’ua uroj festën 1 Nëntori – Ditën e të gjithë shenjtorëve.
Ju uroj që këtë festë në të cilën nderohen të gjithë shenjtorët e njohur dhe të panjohur, ta kaloni në rrethin e të afërmve dhe të dashurve tuaj, të përmbushur me paqen dhe mirëqenien që festat e këtilla shpirtërore e sjellin. Religjionet, edhe pse janë ndryshe prej njëra tjetrës, në esencën e vet na mësojnë për modestinë, mirësinë dhe respektin. Ju dërgoj mendime të bukura festive dhe dëshira të mira, fryma dhe mesazhet e festave të jenë udhërrëfyes në të gjitha ditën e vitit.
Qytetarë të nderuar, m[ë lejoni edhe njëherë të shpreh urime me rastin e festës – Ditës së të gjithë shenjtorëve.

Marketing
Marketing