1 ton kanabis në ishullin grek, kutitë me drogë u fshehën në një shpellë të vogël

Departamenti i antidrogës së rojes bregdetare greke ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis në vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje.

Marketing

Sic gazetari Artur Bibe raporton nga Athina, sipas policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit. Besohet se kjo është njëra prej sasive të transportuara në bordin e dy gomoneve të sekuestruara prej rojes bregdetare greke, në bashkëpunim me policinë turke dhe Frontex.

Një tjetër gomone u sekuestrua në ishullin Agjistri një ditë më parë, por fillimisht agjentet nuk gjetën drogën, edhe pse informacionet paraprake bënin me dijeni se në dy gomonet ishte ngarkuar sasia prej më shumë se 2 ton kanabis. Gjatë aksionit, njëra prej gomoneve shkarkoi një sasi të drogës në brigjet turke, ndërsa pjesa tjetër u hodh në det prej trafikantëve gjatë ndjekies.

Burime policore thane se gjetja e sasisë 1 ton kanabis, pak orë më parë, tregon se informacionet e antidrogës ishin të sakta dhe lënda narkotike po dërgohej në Turqi. Gjetja e saj “lidh” akuzat ndaj 4 shtetasve shqiptarë të arrestuar në bordin e dy gomoneve të ndaluara gjatë 4 ditëve të fundit.

Marketing