1 vit pa ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri

Një vit më parë, futbolli i Kosovës dhe Kosova morën lajmin më të hidhur të mundshëm. Legjenda Fadil Vokrri ndërroi jetë.

Marketing

Vokrri ishte një prej lojtarëve më të mirë kosovar që kishte zbritur ndonjëherë në fushën e blertë, por edhe absolutisht lideri më i mirë që mund të kishte futbolli i Kosovës.

Ikona e futbollit kosovar bëri punë të palodhshme për të pranuar Kosovën në të gjitha institucionet botërore të futbollit, shkruan lajmi.net.

Ardhja e tij në krye të FFK-së ndryshoi rrënjësisht rrjedhat në futbollin e Kosovës, duke kulmuar me anëtarësim në UEFA e FIFA.

Vokrri ia doli që të gëzonte edhe disa prej sukseseve të para të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, por për fatin tonë të keq, nuk e përcolli kombëtaren edhe në kampionatet më prestigjioze të futbollit.

Një vit pas vdekjes së Vokrrit, kombëtarja Dardane është një prej kombëtareve më në formë në botën e futbollit, duke shkuar në një seri prej 13 ndeshjeve pa humbje, gjithmonë duke kujtuar legjendën që barte numrin 9.

Vajzat, djemtë, dhe të gjithë sportdashësit e Kosovës po punojnë çdo ditë për ta realizuar ëndrrën e të ndjerit që iku një vit më parë. Kosova është në hapa të drejtë për kualifikimin në Euro 2020, si dhe në Euro U-21.

Kosova gjithmonë do të ketë mall për kryetarin ‘e pavdekshëm’ të FFK – Kosovarët po punojnë për plotësimin e ëndrrës së Vokrrit.