10 aksidente trafiku për 24 orë në Shkup

nëntë persona kanë marrë lëndim e të lehta trupore në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka sanksionuar 23 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një shofer për renditje të parregullt, tetë shoferë nuk kanë poseduar pajisje dimërore, dy shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurimit dhe tre shoferë për shfrytëzim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Janë sanksionuar edhe 13 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe një këmbësor i cili ka kaluar në rrugë në dritë të kuqe.

Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur 17 shoferë , prej të cilëve 15 shoferë para se ta marin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 12 automjete të paregjistruara.

Janë hasur 72 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 59 automjete.

Sektori për parandalim sot do të realizojë masë edukative leksion trafiku, në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve.

Marketing