Nëse ata tregojnë gënjeshtra të bardha apo jo, të gjithë e kuptojnë të vërtetën. Ekspertët zbulojnë gjërat që meshkujt kanë më shumë gjasa të gënjejnë dhe pse.

Gjatësia
Një studim zbuloi se meshkujt prireshin të gënjejnë për gjatësinë e tyre, duke thënë se ata ishin më të gjatë seç ishin në të vërtetë.

Ndjenjat e tyre
Disa ekspertë thonë se burrat mund të kenë një marrëdhënie veçanërisht të komplikuar me cënueshmërinë për shkak të theksit kulturor në “fuqinë” e meshkujve. Edhe kur janë keq, thonë që janë mirë.

Performanca seksuale
Meshkujt nuk do ta pranojnë kurrë që ndoshta nuk janë dhe aq të mirë në shtrat.

Gabimet e tyre
Burrat janë shpesh të shqetësuar për humbjen e respektit rreth tyre. Ata duan që ju t’i pëlqeni, të impresionoheni dhe t’i vlerësoni ata. Dhe ata janë të shqetësuar se e vërteta mund t’ju çojë në refuzimin ee tyre.

Fantazitë e tyre
Ata nuk do t’i pranojnë kurrë mendimet dhe dëshirat e fshehta në lidhje me partneren e tyre.

Gjendja mendore
Një arsye tjetër se pse mund të jetë e vështirë për njerëzit që të njohin ose pranojnë se kanë depresion është se simptomat e tyre mund të jenë ndryshe nga ç’pritej.

Lidhjet e kaluara
Ata kurrë nuk duan të flasin për eksperiencat e mëparshme sepse kanë frikë se do të ndikojë për keq në atë aktuale.

Zemërimi
Burrat kanë frikë se nuk kanë ‘të drejtë’ të jenë të zemëruar për gjëra të caktuara. Ose se zemërimi i tyre është problemi i tyre dhe ata nuk duan të shqetësojnë partnerin e tyre me të. Ata e tregojnë këtë gënjeshtër, sepse kanë frikë nga gjykimi, se do të ndodhë një konflikt.

Fakti që kanë nevojë për ty
Zakonisht nuk e pranojnë sepse u duket sikur dalin nga natyra e të “fortit”.

Të ardhurat
Meshkujt gjithmonë do “t’i ekzagjerojnë” ato, për të krijuar një përshtypje ndryshe.