10 gjërat që nuk duhet t’i mbani në frigorifer

Nëse nuk e keni ditur, një numër i madh i produkteve ushqimore nëse qëndrojnë në frigorifer humbasin vlerat e tyre ushqyese.
Por përpos ushqimeve, janë edhe disa gjëra tjera si p.sh bateritë, manikyri e të tjera që nuk duhet asesi t’i vendosni në frigorifer, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë gjeni një listë të ushqimeve dhe gjërave tjera që nuk duhet t’i ruani kurrë në frigorferin e shtëpisë tuaj!

Salca djegëse

Mund ta lini në depo për tri vjet dhe nuk prishet.

Patatet

I ftohti ndikon negativisht në aromën e tyre, kështu që ruani në depo apo në qese plastike. Ato nuk do të prishen deri në tri javë.

Buka

Frigoriferi i thanë bukët shumë shpejt. Ruani në temperaturë të dhomës ato që do t’i hani për katër ditët e ardhshme dhe pjesën tjetër vendoseni në ngrirëse.

Qepët

Qepët preferohet të ruhen në thesin me rrjetë në mënyrë që të qarkullojë ajri mes tyre. Mbani ato larg nga patatet sepse këto të fundit ndikojnë në kalbjen e tyre.

Bateritë

Mbani ato në ndonjë dollap në temperaturë të dhomës. Ftohja e baterive (apo edhe nxehtësia) mund ta dëmtojë performancën e tyre.

Hudhrat

Mund të qëndrojnë pa u prishur për dy muaj, nëse i leni në depo. Vendosni në thes me rrjetë që t’u depërtojë ajri mes tyre.

Domatet

Ruani ato në një dollap, jashtë qeseve plastike. Jetëgjatësia e tyre mund të zgjasë deri në tri ditë.

Kafeja

Frigoriferi (ngrirësja, po ashtu) krijon kondensim i cili ndikon në aromën e kafesë. Ruajtja më e mirë e kafesë bëhet në një kuti hermetikisht të mbyllur, në depo.

Manikyri (Llaku i thonjve)

Ruajtja e manikyrit të thonjve në frigorifer shkakton trashjen e tij. Ruajeni atë në temperaturë dhome, larg nga rrezet direkte të diellit.

Kungujt 

Nuk prishen deri në tre muaj, nëse i ruani në depo.