10 vite pas marrëveshjes për mjedisin, bota nuk ka përmbushur asnjë qëllim

Në vitin 2010, udhëheqës nga 196 vende u mblodhën në Japoni dhe ranë dakord mbi një listë të qëllimeve të hartuara për të shpëtuar Tokën.

Marketing

Qëllimet e Aiçit për Biodiversitetin paraqesin një plan 10-vjeçar për të ruajtur biodiversitetin në botë, për të promovuar qëndrueshmërinë dhe për të mbrojtur ekosistemet. Synimet ishin ambicioze, por thelbësore. Njëra, për shembull, kishte për qëllim të parandalonte zhdukjen e specieve të kërcënuara dhe të përmirësonte statusin e tyre deri në vitin 2020.

Tani kemi arritur fundin e 10 vjeçarit dhe bota ka dështuar kolektivisht për të arritur plotësisht qoftë një qëllim të vetëm, sipas raportit Global të Biodiversitetit të Kombeve të Bashkuara, botuar të Martën.

“Njerëzimi qëndron në një udhëkryq në lidhje me trashëgiminë që u lë brezave të ardhshëm,” paralajmëroi raporti. “Biodiversiteti është në rënie me një ritëm të paparë dhe presionet që nxisin këtë rënie po intensifikohen.”

Nëse vazhdojmë trajektoren tonë në krizën përshpejtuese të klimës, biodiversiteti do të vazhdojë të përkeqësohet, i nxitur nga “modelet aktualisht të paqëndrueshme të prodhimit dhe konsumit, rritjes së popullsisë dhe zhvillimeve teknologjike”, tha raporti.

Nga 20 synime, vetëm gjashtë janë “arritur pjesërisht”. Mesatarisht, vendet pjesëmarrëse raportuan se më shumë se një e treta e synimeve kombëtare janë në rrugën e duhur për t’u përmbushur; gjysma e synimeve kombëtare po shihnin progres më të ngadaltë; 11% e qëllimeve nuk tregojnë progres domethënës dhe 1% po lëvizin në drejtimin e gabuar.

Ka një progres të pakët për të festuar, por “shkalla e humbjes së biodiversitetit është e pashembullt në historinë njerëzore dhe presionet po intensifikohen”, tha Elizabeth Maruma Mrema, sekretare ekzekutive e Konventës së OKB për Diversitetin Biologjik, në një njoftim për shtyp.

“Sistemet e jetesës së Tokës si një e tërë po kompromentohen. Dhe sa më shumë njerëzimi të shfrytëzojë natyrën në mënyra të paqëndrueshme dhe të dëmtojë kontributin e saj për njerëzit, aq më shumë ne dëmtojmë mirëqenien, sigurinë dhe prosperitetin tonë.”.

Marketing