100 ditëshi i Qeverisë, Grubi: Sfidat me pandeminë i kemi menaxhuar me sukses

Zv/Kryeministri I Parë Artan Grubi në edicionin e fundit të Klan Debat, 100 ditëshin e parë të Qeverisë e ka vlerësuar si të suksesshme, duke theksuar se sfida me pandeminë e COVID-19 është menaxhuar mirë në të gjitha aspketet sidomos në atë ekonomike.

Marketing

“Ne kemi premtuar një program para qytetarëve në zgjedhjet parlamentare dhe detyra jonë është që ta zbatojmë atë program dhe këtë pobëjmë. E para, atë program e inkorporuam bashkarisht me programine LSDM-së. Vlerësojë se është arritur jashtëzakonisht shumë në këtë 100 ditëshin e parë, edhe atë duke ritheksuar paketën e katërt të ndihmës ndaj ekonomisë sonë vendore që ëhstë prkur nga pandemia me Covid 19, me shumë totale prej 470 milionë euro, ndërsa me tre paketat fillestare ajo arrinë në një miliardë euro”, tha Grubi.

Sa u përket mosmarveshjes me Bullgarinë, që u shpërfqën muajt e fundit, Grubi thotë se komunikimi tashmë është shumë më intenziv midis palëve dhe se sipas tij, Bullgaria nuk e konteston identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Komunikimi është shumë më intenziv midis palëve dhe tashmë I kemi të qarta pozitat dhe Bullgaria e din se vendi ynë nuk ka kurëfar pretendime  as territorial, as minoritare, as të cfardo qoftë lloji ndaj tyre dhe kjo tahsmë ëhstë bërë edhe pjesë e kushtetutës gjatë ndryshimeve që pasuan pas marrëveshjes së Prespës.Njëkohësisht Bullgaria nuk e konteston fare identitetin modern maqedonas dhe gjuhën e sotme maqedonase, dhe këto janë pikënisje për të vijuar drejtë një marrëveshje.”, tha Grubi.

Sa I përket Parlamentit, Grubi gjatë intervistës ka hedhur fajin te opozita, që sipas tij, nuk po lejon funksionalitetin e Kuvendit, duke  e cilësuar si opozitë pa ide dhe destructive.

“Po shohim një opozitë të pa ide dhe destructive, në veçanti me shëndetin publik fillimisht edhe për të punësuarit në Kuvend, edhe të deputetëve por edhe të futjen në krizë të të gjithë shoqërisë me një kuvend jo funksional. “Fajin e ka opozita që nuk po lejon funksionalitetin e Kuvendit të RMV-së. Ma thoni një kuvend në botë, ku një opozitë e kombinuar si bashkim-vëllazërim midis Aleancës-Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së braktisë sallën e kuvendit për të mos verifikuar mandatin e kolegut të tyre deputet! Kjo nuk ka ndodhur në kulturën demokratike kudo qoftë në botë”, u shpreh Grubi.

Në këtë intervistë, Zv/Kryeministri Artan Grubi është prononcuar edhe rreth shumë zhvillimeve tjera të aktualitetit politik në vend dhe rajon, duke u shprehur I bindur se vendi I Maqedonisë së Veriut është në familjen evropiane dhe se kjo shumë shpejtë do të merr edhe bekimin e Brukselit.