100 mijë demonstrues në përkrahje të Vuçiçit

Opozita bën thirrje për kundër demontrata

Marketing

Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për kundërdemonstrata. Që nga dhjetori kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiqut. Ata kritikojnë kufizimin e lirisë së medias dhe krijimin e një klime të urrejtjes kundër opozitës dhe atyre që mendojnë ndryshe. Opozita e akuzon Vuçiqin për qeverisje gjithnjë e më autokratike dhe kërkon dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja, por nuk ka paraqitur një program të vetin.

Presidenti serb në fillim të karrierës së tij ka mbrojtur pozicione ultranacionaliste. Me kohë ai ndryshoi politikën e tij drejt një kursi liberal properëndimor, me shpresën e anëtarësimit të Serbisë në BE. Komisioni i BE kritikoi Serbinë së fundmi për kufizimet e lirisë së shtypit. Në Serbi ka pasur kërcënime, presione dhe dhunë kundër gazetarëve.

Marketing