100-vjeçarja i futet politikës në Gjermani

Një grua 100-vjeçare ka filluar një karrierë të re në politikë pasi është zgjedhur këshilltare në një qytet të Gjermanisë perëndimore të dielën.

Marketing

Lisel Heise që i takon qendrës dhe është bërë pjesë e grupit “Wir fur Kibo” ka fituar më së shumti vota se çdo kandidat tjetër në qytetin e Kirchheimbolanden, një qytezë prej 8 mijë personave.

Wir fur Kibo bën fushatë për zhvillim të vazhdueshëm, pjesëmarrje të qytetarëve dhe angazhim të të rinjve.
“Lise Heise sapo ka mbushur 100 vjet në prill dhe ka vendosur të kandidojë për këshill në pranverë të këtij viti. Ajo ka arritur të futet! Jo vetëm kaq, ajo ka arritur nga një listë prej 20 kandidatëve të dalë e para”, ka thënë kryebashkiaku i Kirchheimbolanden, Klaus Hartmuller.
Heise më herët ka qenë një mësuese si dhe gjatë tërë jetës është marrë me not.

Marketing