106 raste, 603 të shëruar dhe 20 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 761 testime, ndërsa janë regjistruar 106 raste të reja me Covid-19.

Marketing

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 603 pacientë të shëruar, 230 prej të cilëve janë në Shkup.

Në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 20 persona.

Numri i përgjitshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 84129.

Marketing