10665 studentë të rinjë do të pranohen në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi, ja afatet e para

Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup për regjistrim në vitin shkollor për studentë 2019/2020 të lira janë gjithsej 10.665 vende.

Marketing

Sipas Konkursit të USCM, në kuotë për studentët e rregullt janë 5387 vende, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studentëve ka 4248 vende dhe për studentë me korrespondencë të lira janë 1030 vende.

Si edhe vitin e kaluar, kompensimi që e paguajnë studentët e rregull është 200 eruo, ndërsa para ata që do të regjistrohen në kuotën për bashkëfinancim ose me korrespondencë do të paguajnë 400 euro.

Afati i parë i regjistrimit është 29 dhe 30 gusht, i dyti 12 dhe 13 shtator dhe i treti tek fakultetet që do të ketë vende të lira është më 25 shtator.

Për të konkurruar për studime, kandidatët duhet që të kenë marrë provimin e maturës. Kriteret dhe kushtet për regjistrim janë të publikuara në Konkurs në ueb faqen e USCM-së.

Në pajtim me Ligjin për arsim të lartë të miratuar muajin e kaluar, fillimi i vitit të ri shkollor për studentët është më 1 tetor.

Marketing