11 muaj pas spektaklit ndaj McGregor, Khabib fiton titullin ndaj Poirier (video)

Khabib Nurmagomedov është rikthyer pas më pak se një viti në kafaz për të vendosur kampionin absolut të peshës së lehtë të UFC ndaj Dustin Poirier.

Marketing

Luftëtari i pamposhtur nga Dagestani i Rusisë ka fituar me “submission” në raundin e tretë të sfidës.

Khabib ka dominuar në dy raundet e parë pasi e kishte shumë të thjeshtë të ulte në tokë amerikanin falë mundjes së tij.

Megjithatë, duhej pritur raundi i tretë që Poirier më në fund të dorëzohej. UFC 242 në Abu Dabi ka përfunduar ashtu siç pritej, me Khabib kampionin e padiskutueshëm.

Marketing