11 shtetet ku koronavirusi nuk ka mbërritur ende

Prej fillimit të pandemisë së Covid-19, shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën i kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancimin fizik dhe të shmangin daljet, përveç rasteve kur janë të nevojshme.

Sipas të dhënave të përpiluara nga worldometers, më shumë se 36,9 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus dhe numri i vdekjeve globale është të paktën 1,069,513. Ndërsa më shumë se 27,7 milionë pacientë janë shëruar.

Mirëpo, ka ende disa vende që çuditërisht nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus deri më tani (9.10.2020).

Marketing

Vendet ku koronavirusi nuk ka mbërritur:

Kiribati

Koreja e Veriut

Ishujt Marshall

Micronesia

Nauru

Palau

Samoa

Tonga

Turkmenistani

Tuvalu

Vanuatu.

Marketing