“11 Tetori”-Dita e Kryengritjes Popullore, me ceremoni në Shkup, Kumanovë dhe Prilep

Ceremonitë me rastin e shënimit të festës shtetërore 11 Tetori- Dita e Kryengritjes Popullore, do të mbahen në Prilep, Kumanovë dhe Shkup.

Siç kumtoi Pres-shërbimi qeveritar, përmbajtjet për shënimin e 78-vjetorit të Ditës së Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas kundër fashizmit dhe për shtetësinë maqedonase në Kumanovë do të fillojnë me vendosjen e luleve në Memorialin – përkujtimor.

Delegacionin qeveritar në Kumanovë do ta udhëheqë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në përbërjen e tij do të jenë zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe ministrja pa dikaster e obliguar për investime të Huaja Zorica Apostollska. Krahas përmbajtjeve të tjera, është paraparë edhe fjalim i kryeministrit Zaev.

Në Prilep, ceremonitë për shënimin e festës do të mbahen para përmendores Metodija Andonov – Çento dhe para përmendores Kuzman Josifovski – Pitu, si dhe Varrezat e të pamposhturve. Delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prilep do ta udhëheqë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministrin pa portofol, i ngarkuar për investime të huaja, Elvin Hasan.

Aktivitetet festive në Shkup do të fillojnë me vendosjen e luleve në Varrezat e partizanëve në Butel, ndërsa delegacionin qeveritar në kryeqytet do ta udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, Koço Angjushev, së bashku me ministren e Financave, Nina Angellovska, ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministrin e Ekonomisë,Koço Angjushev.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev dhe anëtarët e Qeverisë do të marrin pjesë në ceremoninë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e ndarjes së çmimit të lartë shtetëror “11 Tetori”.

Nga pres -shërbimi qeveritar informojnë se të gjitha ceremonitë me rastin e shënimit të festës shtetërore “11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore”, janë ftuar anëtarë të Lidhjes së luftëtarëve, kori diplomatik në vendin tonë dhe përfaqësues të organizatave shoqërore dhe qytetare në vend.

evn