“11 Tetori”, Xhaferri- festë e rëndësishme në historinë e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e me rastin e festës shtetërore 11 Tetori, Ditën e Kryengritjes Popullore ka uruar qytetarët e RMV-sw.

Marketing

“Kjo është dita me të cilën shënohet fillimi i luftës vendimtare kundër fashizmit – të keqes më të madhe në histori, dhe fillimi i luftës vendimtare për liri dhe dinjitet, me çka është dhënë mbështetje dhe ndihmë për fitimin e të mirës mbi të keqen në Luftën e Dytë Botërore. Festa e sotme është ditë e rëndësishme në historinë e shtetit dhe unë uroj që gjithë ta shënojmë në mënyrë të denjë dhe në ambient të madh festiv”, thotë Xhaferi në urim.

Luftërat e popujve ndryshojnë nëpër vite, mënyrat e luftës po ashtu ndryshojnë në përputhje me sfidat bashkëkohore që i sjell zhvillimi i shpejtë teknologjik.

“Mirëpo, një gjë mbetet e njëjtë përgjithmonë dhe kjo është që kurrë mos harrojmë të jemi në anën e vërtetë, të drejtë, respektivisht të luftojmë për një jetë dinjitoze dhe njëlloj të mirë dhe cilësore për të gjithë. Bashkë të ecim rrugën e integrimit euroatlantik dhe të ndërtojmë ardhmëri stabile dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme, në shtet i cili do të jetë shembull suksesi në histori”, thotë kryetari i Kuvendit.

Marketing