11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës po festohet edhe në Turqi (Foto)

11 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës po festohet edhe në diasporë, transmeton Gazeta e Re.
Kur përmendet diaspora, Turqia zë një vend të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi që numri i emigrantëve shqiptar në Turqi llogaritet afro 3,5 milion.

Marketing

Në Stamboll, Ankara, por edhe në qytete tjera të Turqisë, shqiptarët e atjeshëm veçse kanë filluar të festojnë njëmbëdhjete vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ambasada e Kosovës në Ankara, diaspora shqiptare edhe qytetaret e Kosoves ne Turqi jane ftuar që të marrin pjesë në manifestimin për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës i cili do të organizohet me mbështetje dhe entuziazëm të shoqatave shqiptare në Turqi. Manifestimi do të organizohet në Stambol-Kadikoj, në kompleksin sportiv Cafer Aga.

Për nder të përvjetorit edhe Ambasada ne Ankara do të organizoj pritje solemne.

Festë do të ketë edhe në qytetin e Bursës dhe Edirne, ku kosovarët gjenden në numër të madh, ku do të organizohet koncert dhe koktej.

Me rastin e ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës fest do te kete edhe në qytetin Izmir. /Gazetaere.com/

Marketing