110 raste te reja me fruth

43 raste të reja me fruth janë regjistruar në Shkup, ndërsa 67 raste të reja në 11 qytete të tjera në gjithë territorin e Maqedonisë.

Marketing

Pas Shkupit, kryeson qyteti i Kumanovës, më pastaj vijon Tetova dhe Struga me raste të reja të regjistruara me fruth.

Fëmijet nën moshën 1 vjeçare janë më të prekur.

Që nga shpallja e epidemisë e deri javën e kaluar gjithsej janë regjistruar 1393 raste me fruth.