Policia gjatë ditës së sotme në rang vendi ka vendosur plot 114 gjoba për mosrespektim të orës policore. Në bazë të Nenit 206 të Kodit Penal, parashikohet gjobë ose dënim me burg deri në një vit për qytetarët që nuk zbatojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së koronaviruait. Gjobat për mosrespektim të orës policore janë vendosur sipas sektorëve të punëve të brendshme të mëposhtme:

SPB Shkup 56

SPB Tetovë 6

SPB Veles 3

SPB Ohër 2

SPB Manastir 13

SPB Kumanovë 12

SPB Shtip 6

SPB Strumicë 16

Ndërsa për mosrespektim të masave mbrojtëse, siç është mbajtja e detyrueshme e maskave, në rang vendi policia ka shqiptuar 451 masa.

SPB Shkup 0

SPB Tetovë 100

SPB Veles 12

SPB Ohër 133

SPB Manastir 114

SPB Kumanovë 10

SPB Shtip 30

SPB Strumicë 50