12 prilli: Dita e protestës

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-08 13:48:44Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comæ^$¯ß•ÿj

Të premten, më 12 prill, CIVIL -Qendra për Liri do ta shënojë Ditën e Protestës, si vazhdim të iniciativës në bashkëpunim me fotografin Aleksandar Kondev.

Marketing

Shënimi do të fillojë në ora 14 te Përmendorja e ushtarëve të rënë 1991-1992 para kafesë “Garson”. Dita do të shënohet me muzikë, fjalime dhe video projeksione të fotografive dhe video shënime nga protestat qytetare në periudhën 2014 – 2016, duke filluar nga protestat studentore, lëvizja Protestoj/ Протестирам, deri te Revolucioni i Larmë.

Vitin e kaluar, përmes ekspozitës dhe perfomancës “Protest(a)” të Aleksandar kondevit në bashkëpunim me Civilin dhe një pjesë të aktivistëve të Revolucionit të Larmë, lindi ideja që kjo ditë të shënohet si ditë e protestave qytetare, me të cilën do t’u jepet mirënjohje qytetareve dhe qytetarëve të cilët gjatë viteve e ngritën zërin në emër të lirisë, barazisë dhe drejtësisë.

Si çdo herë, të ftuar janë të gjithë qytetarët, pjesëmarrësit në protestat pro-demokratike, të jenë pjesë e shënimit të zgjimit historik të vetëdijes qytetare në Maqedoni.

Civili do të merr iniciativë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shpalljen e 12 prillit si Ditë e Protestës, si nderë e vlerave progresive, pro-demokratike për të cilat angazhohen shumë qytetarë në vend.

Marketing