12 trupa teatrorë në Festivalin “Ditët e Komedisë” në Kumanovë

KULTURË
12 trupa teatrorë në Festivalin “Ditët e Komedisë” në Kumanovë
02.10.2019 12:26
Me shfaqjen “Të huaj” të Teatrit Dramaturgjik të Shkupit, në Qendrën kulturore “Trajko Prokopiev” në Kumanovë….

Marketing

Me shfaqjen “Të huaj” të Teatrit Dramaturgjik të Shkupit, në Qendrën kulturore “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, nisi Festivali i 22 Ndërkombëtar “Ditët e Komedisë”. Në të do të prezantohen dymbëdhjetë komedi nga teatrot në vend, nga trupa teatrale të Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë dhe Bullgarisë. Sivjet shfaqet do të vlerësohen nga vetë spektatorët, me notat nga një deri në pesë dhe në fund do të zgjidhet shfaqja më e mirë nga publiku.

Në Festival do të shfaqen: Komedia e “Jozo Ivanoviq” nga Kroacia, shfaqja “Hapa” e Teatrit të Kumanovës, “Termini im” i TPM – Shkup, “Shkoj për gjueti” e Teatrit të Velesit, “Pushteti” në interpretim të trupës nga Beogradi “Slavija”, “Gra para krizës nervore” e Teatrit të Komedisë -Shkup, “Shkolla e dashnorëve” e Akademisë – Beograd, “Qesh për lamtumirë” e Teatrit satirik “Aleko Kostantinov” nga Sofja, “Doktor Shuster” nën interpretimin e Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça, Shqipëri, “Njihu me babanë tim” nga Beogradi, ndërsa “Ditët e Komedisë” do t’i përmbyllë Teatri i Kumanovës me shfaqjen “E arratisura”.

Marketing