Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, me Chelsean, Liverpoolin dhe Arsenalin që janë të interesuar për shërbimet e tij.

Barcelona është e gatshme të heq dorë nga Ousmane Dembele, duke pranuar të dëgjojë ofertat e klubeve nga Premierligë në janar.

21 vjeçari francez në verën e vitit 2017 për 120 milionë euro i është bashkuar Barcelonës nga Borussia Dortmund, por paraqitjet e tij, në këto 18 muaj, kanë bërë që katalanët ta shqyrtojnë seriozisht qëndrimin e tij në klub.

Sipas RAC1, hierarkia e Barcelonës kërkon të gjejë një klub tjetër për sulmuesin, i cili u vonua në ndeshjen me Interin. Dembele mbërriti 25 minuta me vonesë në Camp Nou dhe si pasojë u la në stol për 90 minuta.

Chelsea, Liverpool dhe Arsenal janë të hapura të negociojnë me Barcelonën për transferimin e Dembele në janar.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetërFestë e dyfishtë në familjen e Almeda Abazit