123 ligje në procedurë, Xhaferi: Ka keqpërdorime nga kryetarët e komisioneve

123 ligjet e caktuara për seancën plenare shkaktuan kaos në kuvend. Ngatërresat në procedura, zënka në komisione dhe mungesa e kuorumit bënë që të ketë vonesa në seancë.

Marketing

Kryeparlamentari Xhaferi përkujtoi se shumë herë ka alarmuar që nuk mund të caktohen njëkohësisht edhe komisionet edhe seancat plenare. Sipas tij, kjo rrëmujë dihej që në fillim se do të ndodhte.

“Miliona herë kam folur këtu për keqpërdorim nga ana e kryetarëve të komisioneve që seancën e caktojnë në të njëjtën kohë me seancën plenare. Edhe gjendja është seanca e sotme është nga keqpërdorimi i tillë i njërit prej kryetarëve të komisioneve. Të gjitha materialet që i kam marrë pas 16 dhjetorit unë jam i detyruar t’i vendos si propozime në rend dite.”,- deklaroi kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.

VMRO-DPMNE: Mazhoranca nuk ka organizim, e fajëson opozitën

Rrëmujë pati edhe në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale në të cilën pushteti dhe opozita akuzonin njëri-tjetrin se bllokojnë procesin dhe rritjen e pensioneve. Opozita vazhdon të kundërshtojë miratimin e shpejtë të kaq shumë ligjeve njëkohësisht. Akuzon mazhorancën se nuk di të organizohet.

“Mos e fajësoni VMRO-DPMNE-në sepse ju nuk ditët të organizoheni dhe nga Qeveria të vinin ligjet në kohë dhe tani pesë ditë pune para përfundimit të mandatit të kësaj qeveria në largim, bëni presion edhe mbi deputetët edhe mbi opinionin me arsyetimin se VMRO-DPMNE-ja ua pengon ligjet.”,- tha koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Opozita maqedonase braktisi seancën dhe pjesa më e madhe e ligjeve kaloi me shpejtësi pa votat e VMRO-së.

Marketing