Një vajzë e lindur në vitin 2005 pasdite është mbytur në komunën Ilinden, në një gropë të mbushur me ujë ku po ndërtohej objekt.

Tragjedia ka ndodhur në rrugën nr. 2 në vendin Biglla në lagjen Ilinden. Rasti është denoncuar në orën 14:40.
Ekipi i njësitit të zjarrfikësve i Qytetit të Shkupit është nisur drejt kantierit, por ndërkohë banorët e kanë nxjerrë trupin e vajzës e cila, me siguri duke luajtur, ka rënë në ujë dhe është ngulfatur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Sipas deklaratave nga banorë të Ilindenit, vajza 13-vjeçare ka hyrë në gropën me ujë që ta nxjerrë vëllanë e saj dhe një fëmijë tjetër të cilët kanë rënë në gropë.

Banorët kërkojnë përgjegjësi nga firma që e ka ndërtuar objektin se pse vendi nuk ka qenë i siguruar.