Në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më frymëzuese, ditën kur u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së trojeve shqiptare.

Në nder të 142 vjetorit të lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Drejtori i ITKSH Skender Asani dhuroi libra pikërisht në Shkollën Fillore që mban emrin e kryetarit të degës shkupjane të Lidhjes, “Jashar Bej Shkupi”.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit është organizata e parë, politike ushtarake, arsimore dhe kulturore, që shqiptarët gjatë shekullit 19, ku në Europë ndertoheshin fondet dhe shtete kombetare edhe shqipateret nuk mbeten pas, dhe me themelimin e lidhjes shqipatre te Prizrenit, kishim per synim që të krijonin identitetin e tyre dhe të krijojnë shtetin kombetarë të tyre. Dhe me këtë rast ITKSH gjatë fillimit të vitit mori një iniciativë që të dhuroi libra, bibliotekave të shkollave fillore dhe të mesme, nga Shkupi, Kumanova, Manastiri dhe Struga, Tetova, Gostivari, Dibra dhe vendbanime tjera shqiptare këtu në Maqedoni, ti pasuroj hulumtimet e veta të cilat janë shë ndruar ne libra. Dhe ne kemi shfrytë zuar kë të rast që në shkollë Jashar Beu, e cila është shkolla e institucionalizuar me këtë emër dhe çdoher kjo shkollë dotë ketë manifestime për Lidhjen e Prizrenit.”- tha Skënder Asani, drejtor i ITKSHSHM-së.

“Pë nder të kë tij personaliteti të shquar shkolla jonë ka vendos që ditën e shkollës ta festoj me datë 10 qershor, që përkon me mbajtje e mbledhjes së Lidhjes së Prizrenit.Falenderoj ministrin e Arsimit si dhe drejtorin e ITKSH Skender Asani, per vizitën në shkollë tonë në këtë ditë, donacionin e librave me te cilët do të pasurohet biblioteka e shkollës tonë.”- tha Rahim Maksuti, drejtor i Sh. F. “Jashar Bej Shkupi”.

Vizioni, fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë, që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar. Lidhja e Prizrenit u përball me heshtjen e fuqive të mëdha për çështjen e shqiptarëve dhe nuk jetoi gjatë, por aktet e saj janë të gjalla përjetë.