15 marrëveshje Kosovë – Shqipëri, themelohet Zyra për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës miratoi 15 marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë, që pritet të nënshkruhen zyrtarisht dhe të premten në mbledhjen e dy qeverive. Mes tyre është edhe krijimi i një fondi të përbashkët për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ditët në vijim do të takojë dhe përfaqësues e zyrtarë të Luginës. Marrëveshjet e tjera prekin fusha, si siguria, ekonomia, kultura dhe transporti.
“Në mbështetje të shkollave, furnizimit me libra, me materiale të ndryshme mësimore, mbështetje në aktivitetet kulturore, në promovimin dhe ruajtjen e kulturës në atë pjesë, në mbështetje që do të japim në punim, duke nxitur bashkëpunimin në mes odave ekonomike, në mes bizneseve dhe duke promovuar drejtpërdrejt punësimin, përtej kësaj, në kuadër të marrëveshjeve që do të nënshkruajmë me Shqipërinë do të jetë edhe krijimi i fondit të përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”,- tha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Marketing