Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka marrë fjalën në mbledhjen e Koventës Kombëtare të LSI-së, me rastin e 15 vjetorit të kësaj partie.

“Në këto 15 vjet të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vjet janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës”.

Në fjalën e saj Kryemadhi nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë, shkruan Top Channel.

“Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit kriminal dhe oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk perbëjnë më shumë se 1 % të tyre,dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti”.

evn