150 komplete librash për shkolla në Çair

Në prag të festës së Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me përfaqësuesit e Departamentit të Arsimit dhe Edukimit Parashkollor të Komunës i dhuruan 150 komplete librash në të gjitha shkollat fillore në territorin e komunës.

Marketing

Qëllimi kryesor i këtij donacioni, siç thuhet në kumtesën e Komunës, është pasurimi i fondit të bibliotekave nëpër shkolla.

“Kur po reflektojmë mbi peshën e shkronjave tona dhe vlerën e jashtëzakonshme të librit në krijimin e një bote më të bukur dhe më të lumtur, sot dhurojmë donacion komplete librash atje ku i formojmë dhe edukojmë brezat tanë të ardhshëm në mënyrë që të zgjerojmë horizontin e njohurive tek brezat e rinj në frymën e traditave më të mira të qytetërimit botëror dhe evropian. Poashtu, ishte kënaqësi e veçantë të dëshmosh për entuziazmin e nxënësve të SH.F. “Kongresi i Manastirit” të cilët euforinë festive që krijojnë festat e Nëntorit tonë na e përcollën përmes një manifestimi të organizuar”, tha kryetari i Komunës Visar Ganiu.

Marketing