Tifozët e Milanit kanë dëgjuar aq shumë për Xhanluixhi Donarumën, sa mosha e tij 20-vjeçare duket në kontrast të plotë me heroizmat në fushë, por gjithashtu edhe problemet jashtë saj.

Portieri i kombëtares italiane, që ndan ende opinionin e kuqezinjve nëse duhet të jetë një garanci për të ardhmen apo jo, mbetet gjithsesi një pikë referimi për klubin.
Milan kujtoi Donarumën me 150 pritje emocionuese, që i korrespondojnë 150 ndeshjeve të tij me ekipin e “San Siros”, e fundit në tentativën e Zhoao Pedros në sfidën e fituar ndaj Kaljarit.

Futbollisti italian është kthyer në një lojtar vendimtar për trajnerin Gatuzo dhe kualifikimin në Champions. Numri 99 i Milan e ka lënë pas krahëve gabimin në derbin ndaj Inter, dhe pritjet e tij i kanë sjellë kuqezinjve të paktën 9 pikë të sigurta.

Dikush thotë që vetëm tani Donaruma ka nisur të meritojë 6 milionë Eurot te Milan, por fakt mbetet që polemikat për rinovimin dhe agjenti kontrovers Mino Raiola tani janë vite dritë larg. E kjo po duket se ndihmon dhe renditjen e kuqezinjve në serinë A

evn