18 kandidatë për Këshillin e RTVM-së

Komisioni parlamentar i zgjedhjeve dhe emërimeve, konstatoi kandidaturat e paraqitura për anëtarë të Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale dhe kandidatëve për Këshillin programor të RTVM-së. Po ashtu Komisioni unanimisht pranoi propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski që kandidatët të kalojnë filtrin e Komisionit për Anti-korrupsion, me qëllim që të mos kenë konflikt interesi.

Marketing

Tu dorëzohen listat e kandidatëve dhe dokumentacionin Komisionit për Antikorrupsion për mendim. Vendimin final do e marre përsëri Komisioni. Pajtohem me mendimin e Misovski se është mirë kur kemi trup funksional që merret me këtë çështje të na japë mendim të sajin”-tha Ilija Dimovski, kryetar i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe emërimeve.

Me këmbënguljen e deputetëve të pushtetit, Komisioni vendosi që të gjithë kandidatët të jenë pjesë e debatit publik për përzgjedhjen e tyre.

Dua të saktësoj se edhe krahas mendimit të Antikorrupsionit, çfarëdo qoftë ai mendim, do të jetë vetëm si dokument në momentin e vendimit, ndërsa gjatë debatit publik të gjithëve do tu japim mundësi të prezantohen”-pohoi Goran Misovski, deputet i PRSD-së.

Për anëtarë të Agjencisë së Mediave, kanë konkurruar 28 persona. Ndërsa për anëtar të Këshillit programor të RTVM-së, kanë konkurruar 19 kandidatë, por vetëm 18 prej tyre kanë pasur dokumentacion të plotë. Komisioni do të vazhdojë seancën gjatë ditës së nesërme. Konkursi për Agjencinë e Mediave dhe Këshillin e RTVM-së kishte përfunduar që në muajin mars, megjithatë që atëherë nuk është thirrur seanca e komisionit për zgjedhje dhe emërime, fillimisht për shkak të zgjedhjeve, ndërsa më pas vonesat sipas pushtetit ndodhën për shkak të bllokadave të kreut të komisionit nga radhët e VMRO-së Ilija Dimovski. Sipas LSDM-se Dimovski refuzonte thirrjen e seancës, por ky i fundit pohonte te kundërtën duke theksuar se pa marrëveshje midis partive politike seanca do të dështonte që ne nisje.

Marketing