18 vjeçari e vjedh arkën në “Eski Xhaminë” në Tetovë, policia e arreston pas disa orëve

Dje rreth orës 06 e 45 minuta, 18-vjeçari Xh.B. nga fshati Otushishtë e Tetovës, ka kryer vjedhje të arkës metalike, për dhurime vullnetare të parave nga ana e besimtarëve, e cila ka qenë e vendosur në murrë, në anën e djathtë të derës hyrëse të ,,Eski Xhamisë,,  e cila gjendet në rrugën ,,Probishtipska,, në Tetovë.

Marketing

Personi i lartpërmendur ka marrur arkën dhe është larguar nga vendi, diku më vonë rreth orës 15.00 në rrugën ,,Jane Sandanski,, në Tetovë, i njëjti është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, kurse ndaj tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Marketing